Policia e Kosovës po e heton një rast në fshatin Zhur të Prizrenit, ku dyshohet se një person në mënyrë të paligjshme ka nxjerr të hënën gurë me ekskavator në një vend gurishtë.
Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “degradim i natyrës dhe ndotje.
“Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar në mënyrë të pa ligjshme është hasur duke nxjerr gurë me ekskavator në një vend- gurishtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.