Bazuar në të dhënat e publikuara, nxënësit e “Loyola-Gymnasium” kanë treguar rezultat të jashtëzakonshëm edhe në Testin e maturës. Në njoftimin e publikuar, thuhet se nxënësit e këtij Institucioni Arsimor në testin e maturës Shtetërore të këtij viti, kalueshmëria e maturantëve ëshë 100%.
“LOYOLA-GYMNASIUM” ARRIN 100% KALUESHMËRINË NË TESTIN E MATURËS
Të dashur nxënës, kolegë, prindër, përkrahës dhe mbështetës të Asociation “Loyola-Gymnasium”, në Testin e Maturës Shtetërore të këtij viti, kalueshmëria e maturantëve tanë ëshë 100%.
Rezultatet e jashtëzakonshme në Testin e Maturës Shtetërore dhe në Testin e Arritshmërisë gjatë vitit shkollor 2021-2022 janë dëshmi e angazhimit dhe punës së përbashkët, prandaj sot të gjithë jemi të lumtur. Le të shërbejnë këto rezultatet si forcë inkurajuese për të vijuar përmbushjen e misionit tonë në kohë dhe sfida të reja”.