Prizren – Nxënësit e Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Luciano Motroni” kanë shënuar sukses në garat e Ndihmës së Parë të organizuara nga Kryqi i Kuq, duke zënë vendin e parë në nivel komunal.
Nxënësit e shkollës “Luciano Motroni” fitues në garat komunale të Ndihmës së Parë

Në këtë garë morën pjesë pesë shkolla të mesme, ndërsa ekipi i shkollës “Luciano Motroni” u dallua për përgatitjen, përkushtimin dhe bashkëpunimin ekipor.
Ekipi fitues, i udhëhequr nga nxënësi Jon Gërmizaj, arriti të sigurojë rezultatin më të mirë, sukses që po konsiderohet një krenari për shkollën dhe qytetin e Prizrenit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




