LAJME

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren, realizojnë film edukativ “N’udhkryq”

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren, realizojnë film edukativ “N’udhkryq”
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Maj 2023, 22:45

Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Emin Duraku” në Prizren, të përkrahur nga Ambasadës Holandeze, KEC dhe Dokufest, sot kanë publikuar filmin edukativ “N’udhëkryq” të xhiruar nga nxënësit e shkoollës në kuadër të projektit njëvjeçar, KIST.

Në këtë film punuan me një përkushtim të madh mësimdhënëset:

Fellanza Kirajtani – koordinatore e cilësisē dhe

Samire Sallauka – Mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe.

Nxënësit e Klubit Medial të shkollës “Emin Duraku” arritën të shpalosin me anë të filmit edukativ aftësitë përfituese gjatë këtij projekti!

Ky film trajton temën me personazhin kryesor të Artan Gurit një nxënës i përgatitur dhe intelegjent, por ai bie pre e rrethit shoqëror ku jeton, përkundër kushteve shumë të mira ekonomike qe i posedon, ai lidhet ngusht me lojërat elektronike.

A i fshehë mungesat nga prindërit deri sa kujdestarja e klasës i kontakton edhe prindërit e Artanit dhe pas aktivizimit të Trekëndëshit Didaktik Mësimdhënës-Nxënës-Prind dhe drejtorisë së shkollës ai rikthehet fuqishëm si një nxënës i shkëlqyeshëm.

Filmi është mesazhi më i mirë për nxënësit dhe prindërit qe duhet të punojnë me fëmijët e tyre dhe jo ti përkrahin…..

Filmi i plotë i realizuar nga Klubi Medial, dhe mund ta shikoni KËTU.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika