Lara Gut-Behrami ka zënë vendin e tretë në disiplinën e sllallomit të madh më Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Valon Behrami, u shpërblye me medaljen e bronztë, derisa para saj ishte suedezja Sara Hector me medaljen e artë e italiania Federica Brignone me atë të argjendtë.
Gut-Behrami është sportiste e pëlqyer nga skitarja kosovare Kiana Kryeziu. 17-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorten e futbollistit shqiptar e ka idhull.
Skitarja suedeze Sara Hector arriti një rezultat të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në sllallomin e madh në Lojërat Olimpike të Pekinit të hënën. Kjo është fitorja e saj të parë individuale në një kampionat të madh.
29-vjeçarja Hector përfundoi dy lëshimet në shtegun e njohur si “Lumi i Akullit” në Qendrën e Skijimit Alpin në Yanqing në një kohë të kombinuar prej 1 minute e 55.69 sekonda.
Federica Brignone e Italisë (1:55.97) doli e dyta për ta fituar medaljen e argjendtë derisa zvicerania Lara Gut-Behrami (1:56.41) përfundoi e treta për ta rrëmbyer të bronztën. Tani, Gut-Behrami ka dy medalje të bronztë pas asat të fituar në LOD “Sochi 2014”