Ish-ushtaraku dhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka folur për situatën e krijuar në komunat veriore pas zgjedhjeve atje.
Ai ka thënë se disa nga kërkesat e serbëve janë të papranueshme, duke përmendur këtu edhe kërkesën e tyre për largimin total të Policisë së Kosovës nga veriu.
Ibishi ka folur edhe për sanksionet nga ndërkombëtarët për shkak të veprimeve të institucioneve kosovare në veri.




