LAJME

Numërohen mbi 80 për qind të votave, këta janë dhjetë kandidatët më të votuar

Numërohen mbi 80 për qind të votave, këta janë dhjetë kandidatët më të votuar
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Janar 2026, 19:13

Janë verifikuar votat për subjekte politike në 2073 nga 2557 qendra të votimit, pra nga 81.07 për qind të vendvotimeve e po ashtu nga këto qendra janë numëruar edhe votat e kandidatëve për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.58 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.64 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.78 për qind.

E në dhjetëshen e kandidatëve më të votuar nëntë janë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ku kryeson Albin Kurti me 282 mijë e 340 vota.

Bedri Hamza i PDK-së po ashtu është në mesin e më të votuarve. Ai ka 129 mijë e 568 vota dhe aktualisht është i treti më i votuari pas Kurtit dhe Glauk Konjufcës (219 mijë e 617 vota).

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika