Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pubikuar të dhënat e reja lidhur me procesin e numërimit të votave në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
KQZ njofton se sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri më 16 shkurt, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve, përkatësisht 1,611 nga 2,533 vendvotime.
Procesi i numërimit ka përfunduar në 14 QKN, konkretisht në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndërkohë, më 16 shkurt në orën 16:00, ka nisur numërimi edhe në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.