Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar gjysmën e votave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duke dhënë një pasqyrë të përkohshme të kandidatëve më të votuar deri tani.
Nga rezultatet e deritashme, Albin Kurtikryeson me 172,610 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 134,395 vota dhe Albulëna Haxhiu me 70,222 vota nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga partitë tjera, më të votuarit deri tani janë: Bedri Hamza (PDK) me 79,207 vota, Lumir Abdixhiku (LDK) me 35,579 vota dhe Ramush Haradinaj (AAK) me 18,897 vota.





