- Reklama -

Numërohen 40 për qind e votave për kandidatë, këta janë dhjetë më të votuarit

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, prin larg në garën si kandidati më i votuar për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të procesuara nga rreth 40 për qind e vendvotimeve.

Kurti ka marrë mbi 136 mijë vota, deri tash.

- Reklama -

Sipas të dhënave publike, i dyti kandidat më i votuar nga të gjitha partitë është dyshi i VV-së, Glauk Konjufca. Ai ka marrë më shumë se 106 mijë vota. E në top dhjetë kandidatët më të votuar hyn vetëm një nga partitë tjera.

I treti është Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Hamza i ka marrë 61 mijë vota deri tash.

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje është kandidatja e katërt më e votuar nga të gjitha partitë. Ajo ka marrë 55 mijë e 587 vota.

Hekuran Murati është i pesti me pak mbi 55 mijë vota.

Top-dhjetëshen e kompletojnë Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari e Mimoza Kusari-Lila, që si e dhjeta i ka marrë 34 mijë vota deri tash.

Jashtë listës së top-10 kandidatëve më të votuar, sipas të dhënave të deritashme, kanë mbetur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Abdixhiku i ka marrë 30 mijë e Haradinaj 15 mijë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort