LAJME

Numërimi drejt fundit, këta janë personat më të votuar

Numërimi drejt fundit, këta janë personat më të votuar
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Janar 2026, 22:06

Afër 90% e votave të hedhura brenda Kosovës tashmë janë numëruar dhe emrat e kandidatëve më të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit veçse janë bërë të ditur.

Edhe në këto zgjedhje, kandidati që ka marrë më së shumti vota është kryeministri në detyrë dhe kryetari i partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti me 300,708 vota.

Më 1 janar deri në përditësimin e orës 21:00, janë numëruar 2,207 vendvotime nga 2,557 apo 86,31%, njoftohet në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pas Kurtit, më të votuarit e LVV-së janë:

  1. Glauk Konjufca – 233,552 vota
  2. Albulena Haxhiu – 122,997 vota
  3. Hekuran Murati – 121,568 vota
  1. Donika Gërvalla-Schwarz – 109,879 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – e dyta në zgjedhje:

  1. Bedri Hamza – 136,165 vota
  2. Arian Tahiri – 61,433 vota
  3. Përparim Gruda – 56,587 vota
  4. Uran Ismaili – 45,392 vota
  5. Sala Jashari – 41,603 votaLidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
    1. Lumir Abdixhiku – 67,788 vota
    2. Hykmete Bajrami – 42,430 vota
    3. Ukë Rugova – 37,317 vota
    4. Avdullah Hoti – 33,821vota
    5. Doarsa Kica-Xhelili – 32,898 vota

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):

    1. Ramush Haradinaj – 35,495 vota
    2. Daut Haradinaj – 21,022 vota
    3. Besnik Tahiri –  20,981vota
    4. Bekë Berisha – 15,369 vota
    5. Agim Çeku – 14,213 vota

    Lista Serbe (LS):

    1. Sllavko Simiq – 21,306 vota
    2. Igor Simiq – 20,194 vota
    3. Liljana Stefanoviq – 19,544 vota
    4. Milan Kostiq – 16,356 vota
    5. Nemanja Bisevaq – 16,120 votaEnde nuk janë numëruar votat nga votimi në ambasada e konsullata në diasporë, ato me postë, me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

      Me këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje  (LVV) merr 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 23, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6, dhe 20 ulëse të tjera janë të garantuara për partitë e komuniteteve joshumicë. Prej 20 të garantuarave, nga komuniteti serb 9 i ka fituar Lista Serbe (LS) dhe një Nenad Rashiq.

      Fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika