Izraeli vazhdon bombardimet në Gaza, në objektet ku pretendon se fshihen strukturat e Hamasit.
Sipas Aljazeera, së fundmi, avionët izraelitë kanë shkatërruar kullën “Mushtaha” në Gaza.
Kjo është ndërtesa e pestë shumëkatëshe e bombarduar që kur sulmet ajrore filluan të hënën.
Vetëm të shtunën, në sulmet e realizuara nga ushtria izraelite kanë humbur jetën 13 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, ndërsa numri total që prej përshkallëzimit të konfliktit 5 ditë më parë ka shkuar në 139./GSH/