Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se pavarësisht insistimit të madh nga ana e saj tek Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Final 8 Kupën e Kosovës, që do të zhvillohet nga 3 deri më 7 shkurt në Suharekë, nuk do të lejohen shikuesit.
Ndërsa, do të respektohet vendimi i Qeverisë së Kosovës, që në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona, duke përfshirë këtu lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, zyrtarët e ndeshjes dhe zyrtarët e FBK-së.
Federata e Basketbollit e Kosovës sërish ka kërkuar që të lejohen tifozët, por përgjigja e prerë ka arritur të martën (sot).
“Nga QOE/MSH më parë keni pranuar përgjigjen në kërkesën tuaj, ju rikujtojmë që nuk ka ndryshime nga Vendimin Nr. 09/58 datë 14.01.2021, çka nënkupton se shprehimisht është e rregulluar lejimi i këtyre aktiviteteve dhe pjesëmarrja e mundshme e personave në këto aktivitete”. Vendimi për lejimin e aktiviteteve sportive në palestra është ky: “Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 50 persona me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim”.
Ndërsa në anën tjetër tifo grupi nga Prizreni, “Arpagjik’t”, kanë reaguar ndaj këtij vendimi.
Nga ana e tyre ky vendim quhet skandaloz dhe gjithashtu bëjnë të ditur se si tifo grup do të bojkotojnë zgjedhjet.
Postimi i plotë i tifo grupit “Arpagjik’t”:
SKANDAL ❗️❗️ Eventi kryesor i vitit, FINAL 8 pa tifoz!!
Grupi i tifozëve Arpagjik’t bojkotojmë zgjedhjet!
Duke parë rrethanat e fundit në Kosovë dhe duke shpresuar gjithmonë që një ditë do të hapen dyert për sport dhe do të respektohen te drejtat e sportisve dhe klubeve që investojnë cdoherë që ne si tifoz të jemi të lumtur mirëpo del një hajvan qe krejt rasisht është me nje pozit qe as ai vet nuk e di se si është caktuar aty. Për këtë ne jemi duke i’a pa sherrin pasi nuk po na lejohen paraqitjet tona si tifoz dhe per kete ne e kemi parë të arsyeshme që të reagojmë dhe të dalim me lajm duke i ftuar të gjitha tifozeritë në Kosovë që ti bojkotojnë këto zgjedhje dhe te dalin hapur me lajm dhe jo vetem ne si tifoz por eshte mire te dalin edhe ish lojtar, lojtar aktiv dhe te gjitha klubet të cilët do të marrin pjesë në final 8 në Therandë .
Derisa sporti vazhdon të vuaj, politikanët që po garojnë për deputetë, përfshirë edhe vetë Ministrin e Shëndetësisë, po bëjnë grumbullime e tubime me qindra më shumë personave sesa që lejon protokolli, Natyrisht krejt kjo kalon pa dënime, pa gjoba dhe nuk e vëren asnjë inspekcion.
Me këtë lajm i ftojmë edhe njeher të gjitha tifozerit ti lëme inatet anash dhe ti bojkotojmë këta horra .
Arpagjik’t 2021
SKANDAL ❗️❗️ Eventi kryesor i vitit, FINAL 8 pa tifoz!!
Grupi i tifozëve Arpagjik’t bojkotojmë zgjedhjet!Duke parë…
Posted by Arpagjik’t Prizren (Official) on E martë, 2 Shkurt 2021