LAJME

Nuk kalon mocioni për debat rreth shtrenjtimit të rrymës: Lëshojnë sallën PDK e LDK

Nuk kalon mocioni për debat rreth shtrenjtimit të rrymës: Lëshojnë sallën PDK e LDK
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2022, 12:19

Deputetët e PDK dhe LDK kanë lëshuar sallën parlamentare në seancën e sotme.

Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës ka bërë që deputetët të kërkojnë një debat parlamentar, si çështje urgjente, përcjell lajmi.net.

Pas propozimit nga PDK për një mocion për debat rreth vendimit të ZRRE për shtrenjtimin e rrymës, nuk u plotësua kuorumi për të kaluar këtë mocion.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës në parlamentin e Kosovës kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika