LAJME

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2026, 10:32

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”.

Balje, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke ju thënë mirëmëngjes vetëm atyre që e dinë se karakteri dhe parimet tregohen në jetë, në punë dhe në treg.

“Mirëmëngjes atyre që e dinë se karakteri dhe parimet tregohen në jetë, në punë dhe në treg. Dhe atyre që nuk e dinë këtë – qoftë kafeja pa sheqer”, ka shkruar Balje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika