LAJME

Nuk gjetën marrëveshje në komunikacion, tre persona rrahen mes vete në Gjakovë

Nuk gjetën marrëveshje në komunikacion, tre persona rrahen mes vete në Gjakovë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2022, 11:24

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete.

Në vendin e ngjarjes, rruga “Nënë Tereza”, është konfiskuar një pistoletë, njofton policia.

Një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 15.07.2022 – 20:41. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika