- Reklama -

Nuk është vetëm Kujtimi nga Maqedonia, një prej terroristëve është nga Kosova

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, i dyshuari kryesor, i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar.

Sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake, transmeton Reporteri.

- Reklama -

I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim F. dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare, kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019.

Gazeta austriake “Heute” shkruan se në kërkim janë 12 të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë nga Kosova.

Në mes të korrikut, 20-vjeçari i dyshuar për sulmin thuhet se kishte udhëtuar në Sllovaki me një mik për të marrë municion për pushkën e tij sulmuese AK47 (“Kalashnikov”).

Makina raportohet se i përkiste nënës së njërit prej kontakteve të shumta të dyshimta (një person me prejardhje nga Kosova ), grup ky që sipas Heute me vite ishin njohur si radikalë.

Kjo gazetë shkruan se tashmë është bërë kërkimi në shtëpitë e disa të dyshuarve në Vjenë.

Më i riu nga të dyshuarit raportohet se është 16 vjeçar.

Të dyshuarit, raporton Heute janë midis 16 dhe 25 vjeç dhe kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, St. Pölten, Çeçeni dhe Mödling.

Nga sulmi i mbrëmshëm në Austri, të vrarë mbetën pesë person dhe një nga dorasit e këtij sulmi, prej të cilit të plagosur mbetën edhe 17 persona.

Të shtënat e së hënës në Vjenë ndodhën në një zonë mjaftueshëm të frekuentuar, e ngjeshur përplot kafene dhe restorante. /Reporteri.net

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort