Zgjedhjet e 9 shkurtit janë afruar. Tashmë, partitë politike po i përgatisin listat zgjedhore me emrat e kandidatëve të mundshëm për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Klan Kosova ka kuptuar se LDK e AAK, pritet që t’i përfshijnë nëpër listat e tyre zgjedhore edhe disa kryetar të Komunave të Kosovës.
Por, PDK, nuk pritet ta përfshijë Kryetarin e Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar Shaqir Totaj, i cili u inkuadrua në një bisedë në mëngjesin e sotëm në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova.
I pyetur nga gazetari Enis Reçica, Totaj konfirmoi mospjesëmarrjen në listën zgjedhore.
“Nuk do të jem kandidat, do të qëndrojë Kryetar i Prizrenit, ashtu siç e kam marrë besimin e qytetarëve”, theksoi Totaj. Por, ai tha se do të ndihmojë me aq sa ka mundësi kandidatët dhe partinë e tij gjatë fushatës në Prizren, dhe kudo tjetër në Kosovë, njofton Klankosova.tv.