Presidentja Osmani ka njoftuar se lidhur me bisedën e zhvilluar së fundmi me presidentin e Kenias, Williams Ruto.
Njohja nga Kenia, presidentja Osmani zhvilloi një bisedë me homologun kenias

Ajo ka bërë të ditur se biseduan për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.
“Sot fola sërish me Presidentin Williams Ruto, pas njohjes së Kosovës nga Kenia – një akt i miqësisë së vërtetë që forcon pozitën tonë globale dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri. Shpreha mirënjohjen e thellë në emër të popullit të Kosovës dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike. Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm. Pres me padurim të mirëpres Presidentin Ruto në Kosovë dhe të vizitoj Kenia së shpejti, siç kemi diskutuar prej disa kohësh. Kenia mund të llogarisë në Kosovën si aleate dhe partnere të vërtetë”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën ‘X”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

