LAJME

Njohja e pasaportës së Kosovës, Vedat Muriqi: “Si mund të mos të dua Spanjë?”

Njohja e pasaportës së Kosovës, Vedat Muriqi: “Si mund të mos të dua Spanjë?”
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2024, 19:17

Prizrenasi Vedat Muriqi ka reaguar pas lajmit se Spanja ka njohur pasaportën e Kosovës.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, i cili luan për ekipin spanjoll të Mallorcas ka reaguar pas lajmit të dhënë se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës dhe se tashmë do të mund të lëvizet lirshëm edhe në shtetin iberik.

Muriqi i gëzuar ka pyetur se si mund të mos e dashuroj Spanjën pas këtij vendimi.

“Si mund të mos të dua Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në gjuhën spanjolle.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika