Armenia ka njohur sot pasaportën e Kosovës. Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se pasaporta e Kosovës sa vjen e po bëhet me e fuqishme.
“Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë. Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.