Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nëpërmjet një letre ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për 15 Shkurtin – Ditën e Shtetit të Serbisë.
Biden, si në letrën e parë pasi mori pozitën prej presidenti ashtu edhe në të dytën, njohjen e Kosovës e ka kërkesën kryesore ndaj homologut serb.
“Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkroi Biden Vuçiqit, duke e garantuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim”, thuhet në letrën e sotme të Biden drejt Vuçiq.





