Njohësi i kriptovalutave Granit Kadolli ka thënë se vendimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave, është i pakuptimtë.
Kadolli tha, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, se shpenzimi më i madh i rrymës ndodh te bizneset si: kafenetë, hotelet etj. sesa në prodhimin e kriptovalutave.
“Unë e ceka edhe më parë se shpenzimet bëhen shumë më të mëdha edhe te kafenetë edhe te hotelet edhe në aktivitetet e tjera biznesore. Ne e dimë se një aparat i kafesë është 7, 8 apo 9 kilovatë dhe punon 16 orë në ditë”.
“Mineri harxhon 1.8 kilovat deri në 2 kilovatë dhe krejt këta që merren me kriptovaluta i kanë një apo maksimumi dy riga, të tretin nuk e kanë sepse është problematike zënia e hapësirës dhe ka shpenzime sepse ka rig që kushton 7 mijë – 8 mijë euro e deri në 20 mijë euro”.
Sot, si masë për kursimin e energjisë elektrike, me anë të një vendimi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave në Kosovë.