Njoftohen votuesit jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuara nga individë të ndryshëm të cilët u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve, të cilët nuk janë të përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-së: info@pzap-ks.org.
Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-së dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, më 22 janar 2021 ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës me të drejtë vote, të cilët kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen, më 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.
Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar.





