- Reklama -

Njoftim për regjistrim në Medresenë e Prizrenit

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të jenë të sigurt, atëherë ju preferojmë që t’i regjistroni në Medrese.

Medreseja “Alauddin” dega në Prizren i njofton kandidatët e interesuar (djem dhe vajza) për regjistrim në vitin shkollor 2023/2024 si vijon:

- Reklama -

Paralelja në Prizren, për djem dhe vajza, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, është shkollë e mesme me program të gjimnazit të përgjithshëm shoqëror ku nxënësin aftësohen në shkencat fetare islame edhe në ato të përgjithshme.

Pos lëndëve fetare (islame) si: Kur’an, Tefsir, Hadith, Akaid, FIK etj., aty mësohen edhe gjuha shqipe, gjuha arabe, gjuha angleze, gjuha turke, pastaj lëndët kimi, biologji, fizikë, matematikë, informatikë, sociologji etj.

Pas mbarimit të Medresesë, nxënësit studimet mund t’i vazhdojnë në disa universitete të botës sikurse në Turqi, Malajzi, Bosnje dhe Hercegovina, Egjipt, Arabi Saudite, Austri, Gjermani, SHBA etj.

Në Kosovë, pos fakultetit të studimeve Islame, nxënësit mund të regjistrohen edhe në fakultetin e mjekësisë, juridikut, ekonomisë, ndërtimtarisë, arkitekturës, në shkencat politike, filologji etj., me një fjalë në të gjitha fakultetet sikurse me gjimnaz shoqëror.

Pos mësimeve, Medreseja ofron aftësim në kompjuter, një shujtë ushqimi cilësor dhe një numër lehtësimesh të tjera.

Për informata më të hollësishme drejtohuni në degën e Medresesë në Prizren, ose në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, përkatësisht në numrat e telefonit: +383 44 143 364.

Mirësevini në degën e Medresesë në Prizren!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort