Komuna e Prizrenit ka njoftuar se më 07.07.2023, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë), duke filluar nga ora 10:00 do të organizohet konsultimi publik me qytetarë për Programin tre vjeçar për banim 2023-2025.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 27.06.2023 deri më datën: 27.07.2023, ndërsa komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 25.07.2023 në ora 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: Edmond.Hoxha@rks-gov.net , Kumrije.Bytyqi@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net.
Për më shumë informacione vizitoni vegëzat e mëposhtme:





