Home LAJME Njoftim për nxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku”në Prizren

Njoftim për nxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku”në Prizren

0
Njoftim për nxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku”në Prizren

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren në një njoftim të publikuar ka dhënë informata lidhur me fillimin e procesit mësimor sipas Skenarit të rikthimit me presence fizike në shkollë.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar prindër,
Të nderuar mësimdhënës,
Të dashur nxënës,
Ju njoftojmë që Procesi mësimor për vitin shkollor 2021/2022 do të fillojë me 27.09.2021 sipas Skenarit të rikthimit me presence fizike në shkollë.
Ndërrimin e Paradites procesin mësimor do ta zhvillojnë klasat e XII-ta të paraleleve shqiptare, paralelet boshnjake dhe turke, ndërsa klasat e XI-ta dhe të X-ta të paraleleve shqiptare, mësimin e zhvillojnë pasdite.
Mësimi për ndërrimin e paradites fillon nga ora 8:00, ndërsa për ndërrimin e pasdites fillon në ora 13:30.
Nxënësit shqiptar të klasës së X-të duhet të paraqiten në shkollë në orën 13:00.
Të gjithë nxënësit duhet të paraqiten në shkollë me uniformë shkollore, në të kundërtën nuk ju lejohet hyrja në objektin shkollor.
Të gjithë kujdestarët e klasave duhet të paraqiten në punë sipas ndërrimeve, pasiqë ora e parë do të jetë orë kudestarije me këto pika të rendit:
Planprogrami, rendi shtëpiak dhe informimi për rregullat për mbrojtjen nga pandemia COVID 19.
Në fotografi gjeni listat e klasave të dhjeta për vitin shkollor 2021-2022.
Ju dëshirojmë një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese!
UD.DREJTORI
Jeronim SUSURI/Msc

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here