Përmes një postimi në facebook, Hidroregjioni Jugor ka njoftuar se dje gjatë orëve të mbrëmjes si pasojë e dëmtimit të një gypi furnizues, ka pasur probleme të furnizimit me ujë të pijes në Dragash, konkretisht në drejtim të fshatit Restelicë.
Ata kanë bërë të ditur se ekipet operative janë duke punuar për sanimin e problemit në fjalë dhe në momentin që rregullohet do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.
Njoftimi i plotë:
“Konsumatore te nderuar, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN ju njofton se gjate oreve te vona mbreme, ka pasur krisje te gypit kryesor furnizues ne pjesen e poshtme te Dragashit, ne drejtim te Fshatit Restelice të cilet kane mbetur pa furnizim te ujit të pijes.
Ekipet Operative jane mobilizuar dhe jane duke punuar per te sanuar kete problem, me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.
Ju falenderojmë për mirëkuptim!”
Me respekt,
KRU „Hidroregjioni Jugor“ SH.A Prizren