Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren ka zgjatur afatin për pranimin e të interesuarve, për aftësim në zanate dhe punime dore si; dizajne për veshje, mefrushat, djegie në dru, reliev në letër, dizajnim i bizhuterisë dhe qëndisje në fjonga.
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha vajzat dhe gratë, nga mosha 18 deri në moshën 45 vjeçe.
Aplikueset kanë të drejtë të jenë pjësëmarrëse në vetëm një lloj të kursit.
Aplikacioni për kurset pranohet në zyrat e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, pranë Komunës së Prizrenit deri më 29 shtator 2023.