Nga Administrata e Tatimit të Kosovës (ATK) bëjnë të ditur se të gjithë personat që punojnë dhe janë në lëvizje pas masave të kufizimit që fillojnë në ora 22:00, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.
“Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë”.“Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera”.





