Home LAJME Njoftim nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për banorët e Zhurit

Njoftim nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për banorët e Zhurit

0
Njoftim nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për banorët e Zhurit

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në fshatin Zhur me datën 15 prill 2025 në ora 16:30 – 17:30 do të mbaj një takim informues me banorët e fshatit  lidhur me rindërtimin e kadastrit në zonën kadastrale të këtij regjioni, raporton TV Prizreni.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë :

Rindërtimi i Kadastrit në Zhur

Njoftohen të gjithë banorët e fshatit Zhur se Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, do të fillojë rindërtimin e kadastrit në zonën kadastrale Zhur.

Faza e parë e këtij projekti përfshin një takim informues me banorët, ku do të prezantohet procesi dhe përfitimet nga ky projekt.

Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin informues që do të mbahet në:
Vendndodhja: Shkolla e fshatit Zhur
Data: 15.04.2025
Ora: 16:30 – 17:30

Qëllimi i këtij projekti është harmonizimi i gjendjes faktike të pronave në terren me të dhënat në kadastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here