- Reklama -

Njoftim me rëndësi për punëtorët që punojnë në zonat ku ka orë policore

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka sqaruar dy çështje me rëndësi sa i përket bizneseve dhe punës së tyre, pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-COVID.

Rukiqi tha se punëtorët që punojnë në zonat e kuqe, ku pas orës 19:00 nis ora policore, mund të lëvizin, të shkojnë der në vendbanimet e tyre, një orë pas fillimit të orës policore, por që të njëjtit duhet ta kenë dhe një vërtetim.

- Reklama -

Ai theksoi se punëtorët e kompanive që organizojnë punën me turne, pas orës 19:00 duhet ta kenë dokumentin e nxjerrë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Njoftim i plotë:

Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:
1) Punetoret qe punojne ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore. Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19;
2) Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.
Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve.
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort