Home EKONOMI Njoftim me rëndësi nga Drejtoria e Financave në Prizren, lidhur me pagesat e pa ekzekutuar të vitit 2020

Njoftim me rëndësi nga Drejtoria e Financave në Prizren, lidhur me pagesat e pa ekzekutuar të vitit 2020

0
Njoftim me rëndësi nga Drejtoria e Financave në Prizren, lidhur me pagesat e pa ekzekutuar të vitit 2020

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa (DEF) në Prizren, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pagesat e kthyera (të pa realizuara) për biznese dhe OJQ-të përfituese të subvencioneve nga thirrja publike e datës 12.10.2020, do të bëhet me buxhetin e këtij viti nga të hyrat vetanake të Komunës.

Njoftimi i plotë nga DEF:

Njoftim në lidhje me pagesat e kthyera për biznese dhe OJQ-të përfituese të subvencioneve nga thirrja publike e datës 12.10.2020.

DEF, njofton bizneset dhe OJQ-të përfituese të subvencioneve të vitit 2020 që rreth 40 pagesa për biznese dhe 50 OJQ nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave për shkak të limitit bankar të shtetit dhe për disa përfitues ka pasur gabime në dokumentacionin e dorëzuar për pagesë.

Viti fiskal 2020 është mbyllur dhe transferimi i këtyre pagesave në llogaritë bankare të këtyre përfituesve do të bëhet me buxhetin e këtij viti nga të hyrat vetanake të Komunës. Alokimi i të hyrave vetanake të Komunës do të bëhet në javën e parë të muajit shkurt dhe pasiqë të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme, do të bëhet transferimi mjeteve në llogaritë e përfituesve. Data kur pritet që përfituesit të pranojnë këto mjete është 15 shkurt 2021.

Kujtojmë se Komuna e Prizrenit, kishte ndarë 1.1 milion euro subvencione me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe OJQ-ve të dëmtuara ekonomikisht për shkak të pandemisë COVID-19, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here