Një vendim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi ndryshon kushtet e futjes së qytetarëve të huaj në këtë shtet. Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 15 mars 2021.Kështu, kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë përmes rrugëve ajrore, nga mesi i këtij muaji, janë të obliguar që të plotësojnë një formular brenda 72 orëve para fluturimit.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll ka publikuar njoftimin duke dhënë detaje.
Njoftim i rëndësishëm: Kushdo që udhëton për Turqi, duhet ta ketë këtë informatë

“Në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet turke, duke filluar nga data 15 mars 2021, çdo person që udhëton për në Republikën e Turqisë përmes rrugëve ajrore është i obliguar që brenda 72 orëve para fluturimit të plotëson formularin për hyrje në Turqi në adresën: “https://register.health.gov.tr/”.”, thuhet në njoftim.Formulari kërkon të dhënat tuaja personale, përfshirë adresat e kontaktit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Gjermania refuzon kërkesën e SHBA-së për përfshirje në Ngushticën e Hormuzit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar ‘po punon me aleatët’ për Ngushticën e Hormuzit pas telefonatës me Trump

Historike: Filmi ku luan kosovarja, Luana Bajrami merr “Oscar”

