LAJME

G7 nxjerr në treg 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

G7 nxjerr në treg 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2026, 10:34

G7 ka njoftuar se do të nxjerrë në treg 100 milionë fuçi nafte, në përpjekje për të lehtësuar shqetësimet lidhur me furnizimin, të cilat kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve.

Masa përfshin një “çlirim të konsiderueshëm” të naftës dizel brenda 20 ditësh, ndërsa liderët e G7 kanë thënë se po diskutohen edhe “çlirime shtesë të naftës dizel, sipas nevojës”, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Grupi i ekonomive të avancuara, ku përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur se masa do të nisë menjëherë dhe do të zgjasë për katër muaj.

Sipas këtyre masave, të cilat vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar me ndalimin e eksporteve të naftës dizel, nuk do të ketë “kufizime për eksportin e energjisë dhe produkteve energjetike” mes vendeve anëtare të G7.

Në G7 bëjnë pjesë SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja, Japonia, Gjermania, Italia dhe Franca, ndërsa Bashkimi Evropian përfaqësohet gjithashtu në takimet e grupit.

Donald Trump kishte paralajmëruar se do të ndalonte eksportet e naftës dizel nga SHBA-ja nëse vendet evropiane nuk do të pranonin të nxirrnin në treg një pjesë më të madhe të rezervave të tyre.

Një masë e tillë do të lehtësonte presionin mbi çmimet për konsumatorët amerikanë përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit, por do të rriste çmimet në tregjet e tjera.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika