LAJME

Njësitë Speciale patrullojnë në zonën ku u sulmua policia

Njësitë Speciale patrullojnë në zonën ku u sulmua policia
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2022, 14:24

Njësitë speciale të policisë kanë nisur patrullimin në zonën e Zupqit në magjistralen që shpie për në pikën kufitare në Bërnjak.

Mobilizimi ndodh pak orë pas sulmit të radhës ndaj policisë, nga persona të panjohur.

Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe me breshëri plumbash është qëlluar një autoblindë, e njëjtë si këto që po përdoren nga njësia speciale.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika