Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka dënuar me një vit burgim N.J për shkak se kishte rrahur bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar disa lëndime trupore.
Rasti kishte ndodhur më 2 tetor në Prizren.
“Me datë 02 tetor, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që në ndikimin e alkoolit pas një mosmarrëveshje që kishin i njëjti fillon ta godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, e kap për flokë dhe e gjuan me telefon në fytyrë, me ç ‘rast me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin, të përshkruara edhe nga akt ekspertimi mjeko ligjor – Kësodore ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 lidhur me par. 2 të KP-së”, thuhet në njoftim.





