Në Prizren nuk tolerohen ngasësit që rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion , edhe një kundërvajtësi i merret patenta dhe i shqiptohet gjoba 500 euro.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, policia siguron ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe ofron siguri, rend dhe rregull edhe ne komunikacion.
Në kuadër të sigurisë në komunikacion, Policia e Kosovës me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të rregullat të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme.






