VENDI

Një restorant në Shqipëri i befason klientët nga Kosova kur këta kërkojnë faturën

Një restorant në Shqipëri i befason klientët nga Kosova kur këta kërkojnë faturën
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shkurt 2021, 16:25

Një restorant në Shqipëri i ka befasuar sot klientët nga Kosova. Në vend të faturës, ata kanë marrë nga lokali një tjetër letër.

Në letër, ata janë uruar për përvjetorin e shpaljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Restoranti i falenderon shqiptarët nga Kosova që e kanë mbajtur gjallë turizmin e Shqipërisë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.

“I nderuar mik, turizmi Shqiptar në kta kohë të vështira, u mbajt gjallë edhe falë Shqiptarëve të Kosovës. Meqë është ditë e veçantë, sot ti s’ke me pagu. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruhet në letër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika