Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot në një kompani në Prizren, ku një punëtor për pak është shpëtuar mrekullisht, pasi konsumoi lëng kimik “nitro” nga një shishe që mendonte se kishte pije freskuese. Kjo ngjarje ka tronditur dëshmitarët përreth, të cilët e dërguan në spital punëtorin, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili është pranuar në këtë qendër për trajtim mjekësor pasi konsumoi një sasi të lëngut kimik.





