LAJME

Një punëtor në Rahovec humb jetën në vendin e punës

Një punëtor në Rahovec humb jetën në vendin e punës
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2025, 08:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit të Gjakovës.

Pas marrjes së informatës, njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rasti po trajtohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të kuptuar nëse janë shkelur rregullat e sigurisë në punë./IndeksOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika