Një pjesë e studentëve nuk i morën shtesat, sqarohet Qeveria: Po vazhdon procesi i verifikimit

Në këtë mënyrë ekzekutivi realizoi premtimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurove për këto dy kategori, si pjesë e pakos për përballje me inflacionin.

Megjithatë, disa studentë u ankuan se në xhirollogaritë e tyre nuk janë transferuar këto mjete.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se Komisioni Zbatues është duke e vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara.

“Javën që lamë pas janë proceduar pagesat për grupin e parë të studentëve. Komisioni Zbatues është duke vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara”, ka thënë Kryeziu.

Next Post

Të Fundit