Një banor i fshatit Zhur, me inicialet P.A., ka denoncuar publikisht një sulm fizik që ka pësuar nga një person i mitur, duke ngritur shqetësimin për një situatë të përsëritur të pasigurisë në këtë zonë të komunës së Prizrenit.
Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik 2025, rreth orës 19:20, në ambientet e një marketi, ku P.A. thotë se është goditur papritur në fytyrë nga një i mitur, duke pësuar lëndime fizike dhe traumë psikologjike. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe është regjistruar zyrtarisht në nën stacionin e Zhurit.





