LAJME

Një person në Suharekë dyshohej për fajde, pas kontrollit Policia i gjeti armë zjarri e substanca narkotike

Një person në Suharekë dyshohej për fajde, pas kontrollit Policia i gjeti armë zjarri e substanca narkotike
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2025, 11:13

Policia e Kosovës në bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore të Prizrenit më 16.04.2025, ka zhvilluar një aksion, teksa ka arrestuar një person në Suharekë.

Pasi kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objekteve të tjera përcjellëse, janë gjetur armë zjarri, municion dhe substanca narkotike. I njëjti dyshohet edhe për veprën penale “fajde”.

“Me 16.04.2025 DHKR me DHTN në bashkëveprim me Prokurorin Themelore Prizren kanë kontrolluar shtëpinë–objektet përcjellëse, automjetin dhe një banesë me qira e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, dy karikator me 9 copë fishekë, një armë automatike  me 81 copë fishekë,  një automjet, 1 kg e 57 gram narkotikë të llojit marihuanë, një peshore elektronike, dy grinder, dhe dy telefona mobil.”- sqaroi Policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar për “fajde, armëmbajtje pa leje dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve.”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika