- Reklama -

Një person i ndaluar për fajde dhe 8 aktakuza të ngritura në 24-orët e fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 32 aktakuza kundër 38 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 12 persona, si dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 5 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në raportin 24-orësh të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, 1 person të dyshuar, si dhe ka parashtruar 2 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 4 personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 8 aktakuza kundër 9 personave, për vepra të ndryshme penale.

- Reklama -

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, 1 person të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“ sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar 2 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 4 personave, në dy raste të ndara. Një 1 kërkesë kundër 3 personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Sulmi”, dhe 1 kërkesë kundër 1 personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 8 aktakuza kundër 9 personave, për veprat penale si në vijim:

  • Një aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
  • Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”;
  • Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
  • Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
  • Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
  • Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Ngacmimi”;
  • Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
  • Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort