LAJME

Një person i dehur hyn në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia në vendin e ngjarjes

Një person i dehur hyn në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia në vendin e ngjarjes
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2026, 21:18

Një person i dyshuar se ishte në gjendje të dehur ka hyrë në oborrin e një shtëpie në rrugën “Shefqet Kaqaniku” në Prizren, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sinjali ka siguruar pamje nga personi në fjalë, ndërsa sipas banorëve, ai nuk është i njohur për ta dhe nuk dihen arsyet e hyrjes së tij në oborrin e shtëpisë.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Zyrtarët policorë po mbledhin informacionet e nevojshme dhe po merren me identifikimin e personit, ndërsa pritet të ketë më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore./Sinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika