LAJME

Një person godet me veturën objektin e xhamisë në Mushtisht, e lë veturën aty dhe ik nga vendi ngjarjes

Një person godet me veturën objektin e xhamisë në Mushtisht, e lë veturën aty dhe ik nga vendi ngjarjes
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Maj 2021, 09:46

Dje në fshatin Mushtishtë një person ka goditur me veturë objektin e xhamisë dhe ka ikur nga vendi ngjarjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se një person i panjohur ka goditur me veturë objektin e xhamisë duke lënë veturën aty dhe ka ik në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika