Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Gëzim Qerreti” në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 03.09.2026.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes lidhur me një rast të vjedhjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja, të cilat kanë ngritur dyshimet se ishte përdorur armë zjarri.
Organet e rendit njoftojnë se i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë me armë si shenjë paralajmërimi ndaj personave që dyshohet se po kryenin vjedhjen.
Ai e ka dorëzuar armën, dy karikatorë dhe 27 fishekë, ndërsa ka deklaruar se posedon leje për armën e konfiskuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Foto: Arkiv