Me datën 04.12.2023, Stacioni Policor Suharekë nga stafi arsimor i një shkolle në këtë qytezë ka pranuar informacion se në çantën e një nxënësi të shkollës janë gjetur një (1) boks hekuri dhe një (1) thikë me teh rreth shtatë (7) cm.
Zyrtarët Policorë menjëherë i janë përgjigjur rastit duke konfiskuar mjetet e lartshënuara, është arrestuar i dyshuari i mitur i cili pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.






