Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vendosur një muaj paraburgim ndaj Y.B. për veprën penale rekrutimi për terrorizëm, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar, apo etnik, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Një muaj paraburgim për një person dyshohet se ka luftuar në Siri

“I pandehuri Y.B dyshohet se ka marr pjesë në luftën në Siri, duke luftuar në kuadër të organizatave Terroriste “Abal al – Nustra dhe “Dawala Islamya” (ISIS) me çka i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

